Kuvendi i Republikës së Kosovës

Administrata

Administrata e Kuvendit, nën autoritetin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit (më tej i referuar si Sekretar), ofron shërbime profesionale, teknike, administrative si dhe shërbime të tjera mbështetëse të nevojshme për Kuvendin dhe organet e tij;

Administrata e Kuvendit përbëhet nga shërbyes civilë, përfshirë Sekretarin e Kuvendit si nëpunësin kryesor të Administratës, të cilët i përmbushin detyrat e punës sipas autorizimeve dhe përgjegjësive të përcaktuara me këtë rregullore;

Shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit kryejnë detyrat e tyre në bazë profesionale pa përkatësi politike të shprehur përmes ndonjë aktiviteti të kryer gjatë punës së tyre, duke respektuar parimet e profesionalizmit, fshehtësisë, integritetit, paanësisë dhe besueshmërisë;

Stafi i veçantë mbështetës politik punësohet për të mbështetur punën politike, veçanërisht të anëtarëve të Kryesisë. Administrimi teknik i punësimit të tyre sigurohet përmes Administratës së Kuvendit, por ata nuk llogariten si pjesë e shërbimit civil të Administratës së Kuvendit. Statusi i stafit të veçantë politik rregullohet nga një akt përkatës i Kryesisë.

Organogrami i Kuvendit