Drejtoria e Personelit është përgjegjëse për:
a. Zbatimin e procedurave të personelit në pajtim me Ligjin për Shërbimin Civil, Ligjin për pagat dhe Rregullat Statusore të Shërbyesve Civilë të Kuvendit;
b. Këshillimin e menaxhmentit të lartë për planifikimin e politikave të punësimit, zbatimin e praktikave të drejta të punësimit, lëvizjen e nëpunësve dhe respektimin e parimeve të Shërbimit Civil në Administratën e Kuvendit;
c. Këshillimin e menaxherëve lidhur me punëtorët dhe përshkrimin e detyrave të punës;
d. Përgatitjen e propozimit fillestar për planin e punësimit;
e. Zbatimin, zhvillimin dhe menaxhimin e procedurave të rekrutimit dhe ngritjes në pozitë për nëpunësit civilë në pajtim me Ligjin për Shërbimin Civil, Ligjin për Pagat dhe Rregullat Statusore të Shërbyesve Civilë të Kuvendit;
f. Zbatimin, zhvillimin dhe menaxhimin e procedurave të rekrutimit për zyrtarët e tjerë që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, në pajtim me vendimet e Kryesisë dhe aktet tjera të Kuvendit;
g. Përgatitjen e kontratave të punës për nëpunësit civilë, stafin politik dhe stafin mbështetës politik;
h. Kryerjen e procedurave dhe politikave të vlerësimit;
i. Organizimin e trajnimeve dhe zhvillimin e karrierës së nëpunësve civilë, koordinimin e punëve dhe aktiviteteve në fushën e trajnimeve me organizatat mbështetëse në Kuvend, mbajtjen e evidencës dhe përcjellën e zbatimit të projekteve;
j. Shqyrtimin e veprimeve administrative në lidhje me listën e pagave, koeficientet, kontratat e punësimit, pushimet, deklaratat e udhëtimit;
k. Inicimin dhe sigurimin e mbështetjes në zhvillimin e procedurave disiplinore e të ankesave;
l. Përkujdesjen e dosjeve personale të nëpunësve;
m. Mirëmbajtjen e sistemit të bazës elektronike të të dhënave të Drejtorisë së Personelit;
n. Analizimin dhe sistemimin e të dhënave të personelit për nevojat e Administratës së Kuvendit dhe raportimin periodik vjetor.
Tel: 038 211 648, 038 200 10 493
Fax: 038 211 183, 038 200 10 495
Cel: 044 567 041
Email: [email protected]
Drejtoria e Personelit përbëhet nga:
a. Njësia për Rekrutimin dhe Menaxhimin e Personelit
b. Njësia për Trajnim dhe Zhvillim të Burimeve Njerëzore