Drejtoria për Çështje Plenare dhe Procedurale në mbështetje të deputetëve është përgjegjëse për:
a. Pranimin, regjistrimin, shpërndarjen e projektligjeve, amendamenteve në projektligje, raporteve, rekomandimeve, mocioneve/propozimeve, pyetjeve të deputetëve për kryeministrin dhe ministrat
b. Hartimin e propozimit të rendit të ditës dhe procesverbaleve të mbledhjeve të Kryesisë, seancave plenare si dhe përgatitjen e transkriptimit të seancave plenare si dhe publikimin e tyre përmes Zyrës për Media
c. Transkriptimin e mbledhjeve të Kryesisë, seancave plenare si dhe të dëgjimeve publike
d. Redaktimin e transkriptimeve nga mbledhjet e Kryesisë, seancave plenare si dhe të dëgjimeve publike
e. Komunikimin me zyrën bashkërenduese të Qeverisë në lidhje me përgatitjen e propozim agjendës së Kuvendit
f. Përgatitjen e propozim planit të punës së Kuvendit
g. Përgatitjen e skenarit për udhëheqjen e mbledhjeve të Kryesisë dhe seancave plenare
h. Ofrimin e mbështetjes me shërbime këshillëdhënëse ligjore dhe procedurale, organeve të Kuvendit dhe sekretarit
i. Materializimin e vendimeve, përfundimeve dhe rekomandimeve të Kryesisë dhe të seancave plenare
j. Përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve për shqyrtim në Kryesi dhe seancë plenare
k. Menaxhimin, evidentimin dhe shpërndarjen e dokumenteve për deputetë
l. Sigurimin e informatave logjistike për deputetët
m. Organizimin e punëve dhe menaxhimin e sallave për mbledhje të organeve të Kuvendit
Tel:
Cel:
Email:
Drejtoria për Çështje Plenare dhe Procedurale përbëhet nga:
a. Njësia për propozime e parashtresa
Koordinator i njësisë: Mikel Mirakaj
Tel: 038 200 10 606
Cel: 044 248 916
Email: [email protected]
b. Njësia për mbështetje të Kryesisë dhe Seancës Plenare
Koordinator i njësisë: Shefki Shoshaj
Tel: 038 200 10 603
Cel: 045 293 067
Email: [email protected]
c. Njësia për transkriptim dhe redaktim
Koordinator i njësisë: Januz Fetahu
Tel: 038 200 10 609
Cel: 044 175 303
Email: [email protected]
d. Njësia për Shërbime për deputetë
Koordinatore e njësisë: Shpresa Gosalci
Tel: 038 200 10 620
Cel: 044 300 022
Email: [email protected]