Kuvendi i Republikës së Kosovës

Vende të lira pune

25 Shtator 2023

K O N K U R S - Për zgjedhjen e dy (2)  anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave

DOKUMENTI I APLIKIMIT

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

 

 

K O N K U R S

 

Për zgjedhjen e dy (2)  anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave

 

 

Përgjegjësitë dhe kompetencat

 

 Bordi për Ankesa shqyrton ankesat e palëve ndaj vendimeve të KPM-së, që drejtpërdrejt i

nënshtrohen vendimit,  sa i përket:

 

  • Dhënies, refuzimit, mosripërtëritjes ose revokimit të lejes transmetuese;
  • Vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike;
  • Shqiptimit të sanksioneve dhe çështjeve tjera të ngjashme, që mbështeten në aktet nënligjore;
  • Bordi i Ankesave mund të mbështesë, ndryshojë ose shfuqizojë çdo vendim të KPM-së, duke vepruar sipas ankesës për vendimin përkatës.

 

Kandidatët për anëtarë të Bordit duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe të kenë vendbanim të përhershëm në Kosovë;
  • Të kenë së paku diplomë universiteti në fushën e drejtësisë;
  • Të kenë provimin e dhënë të judikaturës;
  • Të kenë minimum pesë (5) vjet përvojë profesionale në fushën e avokaturës, çështjeve gjyqësore, ligjit administrativ, rregullimin e mediave apo politikën rregullative;
  • Të jenë figura eminente, me karakter dhe moral të lartë, paanshmëri e integritet,    përkushtim të dëshmuar të administrimit të duhur të drejtësisë;
  • Të mos kenë pengesa në kuptim të  nenit 39 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media.

Kandidatët të plotësojnë dhe nënshkruajnë vetë-deklaratën, që i përmbushin të gjitha kriteret e pranueshmërisë në nenin 39 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media. Deklarata mund të shkarkohet këtu.

 

Anëtarët e Bordit për Ankesa emërohen me mandat tre (3) vjeçar dhe mund të rizgjedhen vetëm edhe për një mandat tjetër.

 

 

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

 

 

  • Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
  • Letra motivuese;
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës (duke bashkangjitur edhe raportin nga Trusti pensional);
  • Deklaratën e plotësuar dhe të nënshkruar;
  • Certifikatën që kandidati nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 6 muaj).

 

 

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 9 tetor 2023,  në orën 16:00.

 

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Zyra N-217).

 

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

 

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038 200-10411, 038 200-10410 dhe  044 567-041.

 

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

 

Vizito shpalljet e arkivuara.