Kuvendi i Republikës së Kosovës

Vendimet e punësimeve

26 Nëntor 2024

N J O F T I M - Për kandidatët fitues për pozitën, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës

DOKUMENTI I APLIKIMIT

Drejtoria për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, në bazë të nenit 47 të Ligjit Nr.08/L-197 për Zyrtarët Publik si dhe në bazë të nenit 44 të Rregullores Nr.08-RR-013 për Procedurën e Pranimit, Ankesat, Përbërjen e Komisionit Disiplinor, Transferimit dhe për Pezullimin e Nëpunësit Civil në Administratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, bënë këtë:


N J O F T I M
Për kandidatët fitues

 
Kandidatët fitues në bazë të vlerësimit të Komisionit ad hoc të pranimit për pozitën, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, me numër reference RN00014960 të procedurës se rekrutimit, janë si  vijon:


1.    Arben Loshi, pikët nga testit me shkrim: 35.8, pikët nga intervista me gojë: 54.4, Totali i pikëve: 90.2
2.    Taulant Bajrami, pikët nga testit me shkrim: 36, pikët nga intervista me gojë: 52.2, Totali i pikëve: 88.2
 

Këshillë Juridike: Kandidatët e pakënaqur me procesin e Rekrutimit, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare kanë të drejtë ankese në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës-KPMShCK, në afat prej tridhjetë (30) ditëve.    


    

Drejtoria për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
Datë:26.11.2024
 

14 Shtator 2019

Njoftim për kandidatin e suksesshëm

Në bazë të Nenit 41, të Rregullores Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës bën njoftimin për 6 (gjashtë) kandidatët e suksesshëm të rekomanduar nga Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil në Administratën e Kuvendit, pas përfundimit të procedurës së rekrutimit në konkursin e shpallur me 23 tetor 2018, për pozitën:

 

Këshilltar Juridik

Referencë: DSHJPL -KRK/910

1. Florent Mehmeti 77.4 pikë

2. Dren Ajeti 73.2 pikë

3. Shukrije Stublla-Shabani 72.9 pikë

4. Shqipe Shala 72.55 pikë

5. Muhamet Bytyqi 71.65 pikë dhe

6. Labinot Smakaj 69 pikë.

11 Shtator 2019

Njoftim për kandidatin e suksesshëm

 Në bazë të Nenit 41 të Rregullores Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës bënë njoftimin për 4 (katër) kandidatët e suksesshëm të rekomanduar nga Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil në Administratën e Kuvendit, pas përfundimit të procedurës së rekrutimit në konkursin e shpallur me 20 shtator 2018, për pozitën:

Zyrtar i Programit për edukim qytetar
Referencë: DMMP -KRK-JK/236


Dorentina Murturi                              92.25 pikë
Blerina Muqolli                                  92   pikë                
Duresa Tafaj                                     90.2 pikë   dhe 
Arianit Behrami                                 81.55 pikë.

2 Shtator 2019

Njoftim për kandidatin e suksesshëm

Në bazë të Nenit 41, të Rregullores Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës / Drejtoria e Personelit bën njoftimin për kandidatin e suksesshëm të rekomanduar nga Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil në Administratën e Kuvendit, pas përfundimit të procedurës së rekrutimit në konkursin e shpallur me 19 tetor 2018, për pozitën:

 

Titulli i vendit të punës: Koordinator i Njësisë

Referencë: DMMP -KRK/260

Numri i aplikacionit: 14

Emri dhe Mbiemri: Burim Etemaj

Pikët përgjithshme të fituara: 89.7