Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja konstituive e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e punës së Kuvendit

18.03.2015
Komisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës i kryesuar nga z. Isuf Ahmeti- kryetar i Komisionit, sot mbajti mbledhjen konstituive ku përveç njohjes në mes veti të anëtarëve të Komisionit, në rend dite pati edhe fushëveprimin e punës së këtij Komisioni në vitin vijues.

Në mbledhjen e sipërpërmendur u tha së për mbledhjen e ardhshme të Komisionit do të përgatitet dhe prezantohet Plani dhe Programi njëvjeçar i punës së këtij Komisioni.