Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

18.03.2015

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ka mbjatur sot mbledhjen e rregullt, të udhëhequr nga Sala Berisha-Shala, kryetare, në të cilën është miratuar me shumicë votash Raporti me rekomandimet për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbime.

Në këtë mbledhje, kanë raportuar përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, në lidhje me punën e bërë nga ky institucion gjatë vitit 2018.
Pot, anëtarët e këtij komisioni konstatuan se raportimi i paraqitur është jo i plotë, meqë sipas tyre, mungojnë rezultatet e gjetura nga grupet monitoruese të ZRRE-së. Kështu që, anëtarët e këtij komisioni nuk e miratuan raportin e ZRRE-së, dhe kërkuan nga përfaqësuesit që të paraqitën përsëri me një raport tjetër më të kompletuar.