Assembly of the Republic of Kosovo

Vacancies

15 Qershor 2021

K O N K U R S Për zgjedhjen e një (1) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile

Application documents

Kuvendi i Republikës së Kosovës, rishpall:


 

K O N K U R S

Për zgjedhjen e një (1) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile


 

Në pajtim me nenin 9 dhe 10 të Ligjit 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

Një (1) anëtar/e, përfaqësues nga shoqëria civile.


 

  1. Kandidati për anëtar në Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, duhet t'i plotësojë këto kushte:

  1. Të jetë shtetas dhe banor i Republikës së Kosovës;

  2. Të ketë përgatitje të lartë profesionale nga fusha e drejtësisë;

  3. Të ketë njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut;

  4. Të ketë përvojë pune në çështjet ligjore së paku pesë (5) vjet;

  5. Të ketë përkrahjen e së paku pesë (5) organizatave të shoqërisë civile të fushës së drejtësisë;

  6. Të mos jetë i dënuar për vepër penale.

II. Shoqëria civile duhet t’i bashkëngjisë listës së kandidatëve të nominuar për anëtar edhe dokumentet, të cilat vërtetojnë se kandidati i plotëson kushtet e paraqitura në këtë shpallje publike.

 

III. Kuvendi i Kosovës inkurajon shoqërinë civile, që gjatë dërgimit të propozimeve për anëtar të KPK-së, të marrë parasysh përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe parimet e pranuara të barazisë gjinore.


 

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Autobiografia (Curriculum vitae);

  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë

vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);

  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;

  • Dëshmia për përvojën e punës;

  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.


 


 


 

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 29.06.2021, në orën 16:00.

 

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217).

 

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

 

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038 211-182, 038 211-648 dhe 044 567-041.

 

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

11 Qershor 2021

FTESË / THIRRJE PUBLIKE për PARAQITJEN E NOMINIMEVE PËR NJË (1) GJYQTAR TË GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Application documents

Në bazë të vendimit të Komisionit të posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, datë 10 qershor 2021, publikohet:

 

 

FTESË / THIRRJE PUBLIKE

 

për

 

PARAQITJEN E NOMINIMEVE PËR DY (2) GJYQTARË NË GJYKATËN KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS


 

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, në pajtim më nenin 114.1 të Kushtetutës dhe më nenet 4 dhe 6, të Ligjit Nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, fton Kuvendin e Republikës së Kosovës, institucionet gjyqësore, fakultetet juridike, Odën e Avokatëve, Shoqatën e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve, partitë politike, personat e tjerë relevantë juridikë dhe individët, që të propozojnë kandidatë për zgjedhjen e një apo më shumë gjyqtararëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Po ashtu, një person mund të propozojë veten për kandidat.

 

Komisioni në mënyrë të veçantë, do ta ketë në konsideratë përmbushjen e parimit për barazi gjinore për kandidim, sipas kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj.

 


Kualifikimet:

 

Kandidatët për pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës; juristë të shquar me reputacion të shkëlqyeshëm profesional, me jo më pak se 10 (dhjetë) vjet përvojë pune profesionale, veçanërisht në fushën e së drejtës publike dhe kushtetuese të dëshmuar, mes tjerash, përmes punës profesionale si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, shërbyes civilë ose mësimdhënës universitarë dhe punë të tjera të rëndësishme të natyrës juridike, individë me reputacion të shkëlqyeshëm moral, të cilët kanë aftësi të plotë veprimi dhe të cilët nuk janë dënuar për ndonjë vepër penale.

 

 

 

Të gjitha propozimeve dhe aplikacioneve për nominime, duhet  t’u bashkëngjiten dokumentet si vijon:

 

 

  1. Formulari për nominimin e kandidatit;

  2. Formular të deklarimit të të nominuari;

  3. Curriculum Vitae (C.V) (autobiografia);

  4. Letra e motivimit nga organizata ose institucioni propozues;

  5. Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;

  6. Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;

  7. Dëshmia për përvojën e punës;

  8. Dëshmia se nuk janë të dënuar për ndonjë vepër penale.

 

 

Nominimet dhe aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 30 qershor 2021, në orën 16:00.

 

Nominimet dhe aplikacionet dërgohen personalisht në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë - Rr. “Nëna Terezë” p.n. Drejtoria e Personelit, Zyra N-217.

 

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: Në shërbimin përkatës të administratës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ose forma elektronike: në ueb- faqen e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org
 

Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038 211-182, 038 211-648 dhe 044 567-041.

11 Qershor 2021

Boshnjakisht - POZIV / JAVNI POZIV ZA PRIJAVLJIVANJE NOMINACIJA ZA DVOJE (2) SUDIJA USTAVNOG SUDA REPUBLIKE KOSOVA

Application documents

Na osnovu odluke Posebne komisije za razmatranje kandidata za imenovanje sudija Ustavnog suda, od 10. juna 2021. godine objavljuje se sledeći:

 

POZIV / JAVNI POZIV

 

za

 

PRIJAVLJIVANJE NOMINACIJA ZA DVOJE (2) SUDIJA

USTAVNOG SUDA REPUBLIKE KOSOVA


 

Posebna komisija za razmatranje kandidata za imenovanje u Ustavnom sudu, u skladu članom 114.1 Ustav Republike Kosova i članovima 4 i 6 Zakona br. 03/L-121 o Ustavnom Sudu Republike Kosovo, poziva Skupštinu Republike Kosovo, pravosudne institucije, pravne fakultete, Advokatsku komoru, Udruženje sudija i tužioca, političke partije, druga relevantna pravna lica i pojedince da predlože kandidate za izbor jednog ili više sudija Ustavnog Suda Republike Kosovo. Takođe, jedno lice može da predloži sebe za kandidata.

 

Komisija će takođe , u skladu sa Ustavom i Zakonom predviđenim uslovi za kandidiranje, imati u obzir, naročito,principijalne ravnopravnosti.

 


Kvalifikacije:

 

Kandidati za položaj sudije Ustavnog suda moraju biti državljani Republike Kosova; istaknuti pravnici odličnog profesionalnog ugleda, sa najmanje deset (10) godina radnog iskustva, posebno iz oblasti javnog i ustavnog prava, dokazanog, između ostalog, kroz profesionalni rad, kao: sudije, tužitelji, odvjetnici, civilni službenici ili sveučilišni predavači, te druge značajne poslova pravne prirode; osobe odličnog moralnog ugleda sa punom radnom sposobnošću, koji nisu bili kažnjavani za neko krivično djelo.

 

 

 

 

 

Svim predlozima i aplikacijama za nominacije moraju se priložiti dokumenta u nastavku , i to:

 

  1. Obrazac za nominiranje kandidata

  2. Obrazac deklaracije nominiranog

  3. Curriculum Vitae (C.V) (“autobiografija”);

  4. Pismo motivacije / preporuka predlagača - organizacije / ustanove;

  5. Dokaz da je državljanin Republike Kosova;

  6. Dokaz o školskoj stručnoj spremi.

  7. Dokaz o radnom iskustvu.

  8. Dokaz da nisu kažnjeni za krivično delo.

 

Nominacije i aplikacije dostaviti najkasnije do 30. juna 2021. godine, u 16:00 sati.

 

Nominacije i aplikacije dostaviti osobno na adresi:

Zgrada Skupštine Republike Kosovo, Priština, ul. ”Majke Tereze”, bb. Direkcija personala, soba br. N-217.

 

Aplikacije se mogu dobiti na sledećim mjestima:

Štampani obrazac: u dotičnoj službi Administracije Skupštine Republike Kosovo ili elektronskom poštom: web stranica Skupštine Republike Kosova: www.assembly-kosova.org
 

Ostale dodatne informacije mogu se dobiti svakog radnog dana, do 16:00 sati, na telefonima: 038 211-182, 038 211-648, i 044 567-041.

11 Qershor 2021

Turqisht - KOSOVA CUMHURİYETİ ANAYASA MAHKEMESİNE ( 2 ) IKI HAKİM ATAMALARIYLA İLGİLİ ALENİ ÇAĞRI/ DAVET

Application documents

Anayasa Mahkemesi’ne hakimlerin atanması için adaylar listesinin görüşülmesinden sorumlu Özel Komisyon’un 10 Haziran 2021 tarihli Kararı üzerine

 

KOSOVA CUMHURİYETİ ANAYASA MAHKEMESİNE ( 2 ) IKI HAKİM

ATAMALARIYLA İLGİLİ

 

ALENİ ÇAĞRI/ DAVET

 

 

Anayasanın 114.1 Maddesi ve Kosova Cumhuriyeti Anayasa Mahkemesi hakkında 03/L-121 sayılı Kanunun 4 ve 6. Maddeleri uyarınca Anayasa Mahkemesine Atama Adaylarının Gözden Geçirilmesi Özel Komisyonu, Kosova Cumhuriyeti Meclisi, yargı kurumları, hukuk fakülteleri, Avukatlar Odası, Hakimler ve Savcılar Birliği, siyasi partiler, diğer ilgili tüzel kişiler ve bireyler, Anayasa Mahkemesinin bir veya daha fazla yargıcının seçimi için aday göstermek için Kosova Cumhuriyeti'nin. Ayrıca, bir kişi bir aday için kendini aday gösterebilir.

 

Sözkonusu komisyon özel olarak, Anayasa ile Yasa’da öngörülen koşullara göre, cinsiyet eşitliği adaylığıyla ilgili koşulların yerine getirilmesini gözönünde bulunduracaktır.

 

 

Kalifiyeler:

 

Anayasa Mahkemesi hakim görevine önerilen adaylar Kosova Cumhuriyeti vatandaşı olmalı; özellikle kamu ile anayasa hukuğu alanında ve diğerleri arasında hakim, yargıç, avukat, sivil memur ya da üniversite eğitmeni olarak çalışan ve diğer önemli hukuki işlerle uğraşan en azından on (10) yıllık çalışma görgüsüne ve bununla birlikte mükemmel uzmansal ünvanına sahip ünlü hukukçular olmalı; mükemmel ahlaki ünvanına sahip olmalı ve herhangi bir suçişi için cezalandırılmış olmamalı.

 

 

 

Atamalarla ilgili tüm önerilere ve tüm formlara aşağıda saymış olacağımız şu evraklar ilave edilmelidir:

 

 

  1. Adayın atanmasına ait form,

  2. Atanan kişinin demeçte bulunmasıyla ilgili form,

  3. Curriculum Vitae (C.V) (özgeçmiş),

  4. Adayın önerildiği örgüt ya da kurum tarafından motivasyon belgesi,

  5. Kosova vatandaşı olduğuna dair delil,

  6. Öğretim ile uzmansal hazırlığına ait delil,

  7. Çalışma görgüsüne ait delil.

  8. Herhangi bir suç işi için cezalandırılmış olmadığına dair delil.

 

Atamalar ile formlar en geç 30 Haziran 2021 tarihine ve saat 16:00’ya kadar gönderilmelidir.

 

Atamalar ile formlar şahsen şu adrese gönderilmelidir:

Kosova Cumhuriyeti Meclis Binası, Priştine, “Nëna Tereza” caddesi No’suz, Personel hizmeti, Daire N-217.

 

Formlar şu yerlerden alınabilir:

Basılı şekli: Kosova Cumhuriyeti Meclisinin ilgili idari hizmetinde ya da elektronik şekli: Kosova Cumuhuriyeti Meclisinin www.assembly-kosova.org web sayfasında.

 

Konuyla ilgili diğer ek bilgiler her iş günü saat 16:00’ya kadar şu telefon numaralarından alınabilir: 038 211-182, 038 211-648, ve 044 567-041.