Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës, Persona të Pagjetur dhe Peticione

27.01.2023

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës, Persona të Pagjetur dhe Peticione, të cilën e kryesoi  kryetarja e Komisionit Duda Balje, mbajti mbledhjen e rregullt.  

Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të Komisionit morën pjesë edhe përfaqësues të Organizatës joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, të udhëhequr nga Drejtori ekzekutiv, Isak Skenderi.

Anëtarët e Komisionit në rend dite kanë pasur takim me përfaqësuesit e Organizatës joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”. Në këtë takim, Drejtori ekzekutiv i OJQ-së  z. Skënderi i njoftoi anëtarët e Komisionit për vizitën në Gjermani, të cilën e realizuan se bashku anëtarët e komisionit dhe përfaqësuesit të kësaj OJQ-së. Në vazhdim z. Skenderi theksoi se gjatë kësaj vizite kanë pasur diskutime shumë të frytshme me disa deputetë të Bundestagut si dhe me disa përfaqësues që merren me çështjet e komuniteteve jo shumice dhe veçanërisht të komunitetit rom  i cili jeton dhe punon në Gjermani. Në fund, Drejtori ekzekutiv i kësaj OJQ, Skenderi,  theksoi se mbrojtja e të drejtave të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve që jetojnë dhe punojnë në Kosovë duhet të përfshihet si preambulë e veçantë ne Ligjin kundër diskriminimit. 

Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit shqyrtuan dhe miratuan raportin vjetor të punës së këtij Komisioni për vitin 2022.