Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport

24.01.2023

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga kryetari Ardian Gola, mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtuan në parim dy projektligje.

Gjatë kësaj mbledhjeje Komisioni shqyrtoi në parim Projektligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, si dhe Projektligjin për Kinematografinë.

Të dy projektligjet u shqyrtuan në parim sipas Rregullores së Kuvendit dhe u arsyetuan nga ministrja e MASHT-it, Arbërie Nagavci dhe ai i MKRS-së, Hajrullah Çeku.

Anëtarët e Komisionit, pas diskutimeve njëzëri miratuan këto dy projektligje, duke i rekomanduar Kuvendit miratimin e tyre.