Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

23.05.2024

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e udhëhoqi z. Hydajet Hyseini, nënkryetar i parë i Komisionit, janë shqyrtuar dy Projektligje, përkatësisht raporti me amendamente të Komisionit Funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport për Projektligjin për Sport, si dhe raporti me amendamente të Komisionit Funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport për Projektligjin për Rininë.

    Në vazhdim të mbledhjes, projektligjet e lartpërmendura u miratuan me shumicë votash nga anëtarët e Komisionit.