Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion …

24.05.2024

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mbajti mbledhjen e rregullt, kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.

Në këtë mbledhje komisioni maratoi raportin me amendamente në Projektligjin nr.08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Po ashtu, komisioni vendosi për përbërjen e grupeve punuese për Projektligjin nr.08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat; për Projektligjin nr.08L-283 për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 05L-087 për kundërvajtje, si dhe për Projektligjin nr. 08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.