Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mbajti mbledhjen e rregullt, kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.
Në këtë mbledhje u miratua plani i punës për sesionin vjeshtor 2023.
Tutje, komisioni formoi grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.08/L-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjit nr. 08/L-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.
Pas shtjerjes së debatit, po ashtu komisioni mori vendim për inicimin e procedurës së shkarkimit e një anëtarit jo-prokuror të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).