Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nesër fillon punimet takimi i 11-të i KPSA BE-Kosovë

25.03.2024

Të martën dhe të mërkurën, përkatësisht më 26 dhe 27 mars 2024 mbahet Takimi i 11-të i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë. 

 

Vendi: Kuvendi i Kosovës

 

Agjenda 

 

E martë, 26 mars 2024

 

15.00 -18.30 Sesioni i parë i Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë

 

1.  Miratimi i draft agjendës

2.  Miratimi i procesverbalit të takimit të 10-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë të mbajtur në Strasburg më 15 dhe 16 mars 2023

3.  Hapja nga Mimoza KUSARI-LILA dhe Lukas MANDL, bashkëkryesues të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi gjendjen e marrëdhënieve BE-Kosovë, me:

  • Glauk KONJUFCA, Kryetar i Kuvendit,
  • Besnik BISLIMI, Zëvendëskryeministër i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, në emër të Qeverisë së Kosovës
  • Nenad RASHIQ, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës,
  • AnnaCarin PLATON, Shefe e Sektorit Politik, Ekonomik për Integrim Evropian, në emër të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë dhe në emër të Komisionit Evropian. 

4. Progresi dhe sfidat në fushën e reformave të lidhura me integrimin në BE

5. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja

6. Bashkëpunimi rajonal dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare

 

 

E mërkurë, 27 mars 2024 

 

09.00 -12.30 Sesioni i dytë i punës i Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë

7.   Miratimi i rekomandimeve

8.  Ekonomia dhe mirëqenia sociale

9.  Energjia

10.Sundimi i ligjit dhe siguria

11.Të drejtat themelore; pozita e komuniteteve jo-shumicë dhe grave    

12.Çështje të tjera 

13.Data dhe vendi i takimit të radhës të KPSA-së