Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhje e Komisionit për Integrim Evropian

23.05.2024

Nën drejtimin e kryetares Rrezarta Krasniqi, Komisioni për Integrim Evropian mbajti sot mbledhjen e radhës. 

Komisioni në këtë mbledhje u dha mbështetje pesë projektligjeve:  Projektligjit  për sport, Projektligjit për rininë, Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues, rojektligjit për vlerësimin strategjik mjedisor, me amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, si dhe Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit nr. 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2016. 

Komisioni gjithashtu shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij.