Kuvendi i Republikës së Kosovës

Delegacioni i Kuvendit takoi Grupin e Miqësisë me Kosovën në Parlamentin e Kroacisë

30.03.2023

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Kroaci, delegacioni i Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës u takua me Grupin nderparlamentar të Miqësisë Kroaci-Kosovë, të kryesuar nga z. Ante Baçiç, si dhe në përbërje të z. Domagoj Hajdukoviç, z. Ante Sanader, nënkryetar i Kuvendit, z. Velko Kajtazi, z. Davor Ivo Stier, znj. Ermira Lekaj Prljaskaj, z. Zlatko Hosanbegoviç etj. 

Delegacionet diskutuan lidhur me afirmimin e pozitës së Kosovës në arenen ndërkombëtare dhe posaçërisht anëtarësimin në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare, por edhe për çështje tjera të rëndësishme për dy shtetet. 

Gjatë ditës, delegacioni po ashtu ka zhvilluar një takim në Ministrinë e Punës, Sistemit Pensional, Familjes dhe Politikave Sociale, ku ka takuar ministrin, z. Marin Piletiç.