Kuvendi i Republikës së Kosovës

Konstituohet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

14.04.2021

Komisioni për Buxhet,  Punë dhe Transfere, kryesuar nga kryetari Armend Muja, mbajti sot mbledhjen konstituive.

Kryetari Muja fillimisht sqaroi se Komisioni do t’i ketë 11 anëtarë, ndërkaq shpalosi në detaje edhe fushëveprimtarinë e Komisionit. 

Sipas Mujës, ky Komision shërben si komision i përhershëm, i cili i shqyrton të gjitha projektligjet që burojnë nga komisionet tjera dhe marrëveshjet ndërkombëtare që kanë implikime financiare. 

Anëtarët e Komisionit u zotuan se do të punojnë me përkushtim në përmbushjen e obligimeve që dalin nga fushëvepritaria e Komisionit, bazuar edhe në planin e punës, i cili pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme, e cila u vendos që të mbahet çdo të mërkurë. 

Anëtarët e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere vlerësuan se këtë Komision e pret një dinamikë e madhe e punës.