Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbajti mbledhjen e radhës

05.10.2022

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, drejtuar nga kryetarja Fatmire Kollçaku, shqyrtoi në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19, si peticionin nga OJQ - “Duka Vita”.    

Kryetarja Kollçaku e filloi takimin duke ia kaluar fjalën iniciuesit të Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19. Në cilësi të iniciuesit, Nol Nushi bëri një prezantim të shkurtër të iniciativës qytetare për këtë projektligj, duke theksuar se projektligji në fjalë nuk ka parasysh thjesht pagimin e gjobave as kundërvënien e shtresave të qytetarëve.

Pas diskutimit të gjatë të deputetëve lidhur me impaktin e këtij projektligji, ai hodh në votim dhe nuk mori votat e duhura, ndaj do të procedohet më tej pa mbështetjen e komisionit. 

Më pas komisioni vijoi punën me shqyrtimin e peticionit nga OJQ – “Duka Vita”, për të cilin komisioni mendon se shumë nga kërkesat e kësaj shoqate janë të njohura dhe i përkasin më shumë Ministrisë së Shëndetësisë. 

Gjithashtu komisioni vendosi për një vizitë në Spitalin Regjional të Pejës.