Kuvendi i Republikës së Kosovës

Delegacioni i Komisionit për të Drejtat e Njeriut vazhdoi vizitën në Berlin

09.12.2022

Delegacioni i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, në ditën e dytë të vizitës në Berlin, realizoi takime me zyrtarë të rëndësishëm gjermanë nga fusha e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së minoriteteve. 

Delegacioni takoi komisionerin për mbrojtjen e minoriteteve në Qeverinë gjermane, Mehmet Daimagüler dhe kryesuesin e asociacionit mes minoriteteve Sinti dhe Rom, Daniel Strauss.  

Në vazhdën e vizitës, delegacioni takoi edhe deputetin e Bundestagut gjerman, Helge Lindh nga Partia Socialdemokrate. Deputeti Lindh e njoftoi delegacionin e Kuvendit të Kosovës në lidhje me masat sociale dhe politikat integruese që Gjermania ka zhvilluar ndër vite dhe po zhvillon aktualisht.

Një takim i veçantë u realizua edhe me sekretarin për Media dhe Zhvillim të Politikave të Landit të Baden Wurttenbergut, njëherësh përfaqësues i Baden Wurttenbergut pranë qeverisë gjermane, Rudi Hoogvilet. 

Gjatë takimeve delegacioni u njoftua me politikat e shtetit gjerman që luftojnë ndasitë dhe pabarazinë në baza etnike e kulturore.