Kuvendi i Republikës së Kosovës

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë qëndruan për vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të AKI-së në Pejë   

07.12.2022

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, të prirë nga Ganimete Musliu, kryetare, qëndruan sot për vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të AKI-së në Pejë.

Me këtë rast, anëtarët e këtij komisioni u njoftuan më për së afërmi me punën e kësaj drejtorie, si dhe me aktivitetet në funksion të ruajtjes së rendit juridik dhe kushtetues të vendit.

Vizita të tilla, në të kaluarën janë realizuar edhe në drejtoritë tjera rajonale të AKI-së.