Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

18.03.2015

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, në mbledhjen e mbajtur sot, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare, ka shqyrtuar raportet me amendamente të grupeve punuese për dy projektligje.

Komisioni u dha mbështetje: raportit me amendamente i grupit punues për Projektligjin për noterinë, si dhe atij për Projekt-Kodin e Drejtësisë për të Mitur.

Ndërkaq, raportin me amendamente për Draft-Rregulloren e Kuvendit, komisioni e ktheu për shqyrtim të serishëm te grupi punues, ndërsa raportin me amendamente të komisionit funksional në Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, e ktheu në komision përkatës funksional për rishqyrtim.

Në këtë mbledhje, komisioni krijoi grupin punues për Projekt-Kodin Penal të Kosovës.