Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

18.03.2015

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të udhëhequr nga Driton Selmanaj, kryetar, u shqyrtuan dhe miratuan rekomandimet për raportet e Auditimit për PVF-të për tri institucione të pavarura, Autoritetin e Aviacionit Civil, Organit Shqyrtues të Prokurimit, si dhe rekomandimet për raportet e Auditimit të Performancës për "Menaxhimi dhe Shfrytëzueshmëria e aplikacionit e-Pasuria". Për këto institucione komisioni vendosi për rekomandime të cilat obligojnë hartimin e një plani detal të adresimit të rekomandimeve të dala nga raporti i Auditimit të PVF të këtyre institucioneve të vitit 2017.

Po ashtu Komisioni shqyrtoi raportin e Auditimit për PVF-të Hortikultura SH. A për vitin 2017, ndërsa prezent ishte vetëm Menaxhmenti i kompanisë Hortikultura. Në mungesë të përfaqësuesve të aksionarit, komisioni vendosi që ky raport të trajtohet edhe një herë, në Komision me përfaqësuesit e aksionarit.

Në fund komisioni vendosi që në mbledhjen e radhës të trajtohet raporti vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik ne Kosovë, si dhe raporti i auditimit për Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë Regjionale të Ujitjes Drini i Bardhë SH.A. Pejë për vitin 2017.