Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

18.03.2015

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, i udhëhequr nga Daut Haradinaj, kryetar, mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtua plani i veprimit për Biodiversitetin 2016-2020, si dhe raporti vjetor nga Agjencia për menaxhimin e komplekseve memorialë të Kosovës, për vitin 2017.

Përfaqësuesi i Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Ismajl Hetemaj, gjatë prezantimit, theksoi se gjatë grupit punues ndërministror, ka propozuar që Plani i Veprimit 2016-2020 të jetë trevjeçar, në kohëzgjatje të barabartë me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve. Ai bëri të ditur se gjatë plotësim-ndryshimit të Ligjit për mbrojtjen e natyrës, i cili edhe për arsye tjera pritet të ndryshohet dhe plotësohet, kjo materie do të specifikohet më saktë.

Anëtarët e komisionit shtruan pyetje dhe adresuan çështje të ndryshme.

Pas diskutimeve, komisioni miratoi Planin e Veprimit për Biodiversitetin 2016-2020.

Në vijim të mbledhjes së komisionit, Idriz Balaj, Drejtor në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, gjatë raportimit për punën e realizuar gjatë vitit 2017, theksoi se agjencia ka shënuar katoi arritje: përmbushja e infrastrukturës ligjore, veçanërisht nxjerrja e legjislacionit sekondar në tërësi, realizimi i objektivave të disa projekteve edhe pse, sipas tij, me buxhet shumë të vogël. Ndërkaq, sfidë për të ardhmen, sipas Blakajt, mbetet rritja e buxhetit në këtë institucion, planifikimi, projektimi, ndërtimi dhe menaxhimi i shumë komplekseve memoriale të Kosovës, rritja e numrit të punëtorëve, dhe në fund bartja e të gjitha projekteve nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në AMKMK.

Gjatë diskutimeve deputet shtruan një varg çështjesh dhe kërkesash lidhur agjencinë dhe komplekset memoriale të Kosovës.

Komisioni e përkrahu me shumicë votash, Raportin e vitit 2017 të Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memorialë të Kosovës.