Kuvendi i Republikës së Kosovës

KIPRED-i, GLSP-ja dhe ARTPOLIS-i, para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut..., paraqitën Raportin për çështjen e kompensimit të viktimave të veprave penale të dhunës në familje d

18.03.2015

Sot, KIPRED-i, GLSP-ja dhe ARTPOLIS-i , para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pasgjetur dhe Peticione, paraqitën Raportin për çështjen e kompensimit të viktimave të veprave penale të dhunës në familje dhe tregtisë me njerëz në Kosovë. Raportin e paraqiti Ariana Qosaj- Mustafa, udhëheqëse e projektit.

Në paraqitjen e saj, zonja Ariana Qosaj-Mustafa, përveç tjerash, theksoi se nga maji i vitit 2016, në Kosovë ekziston Programi shtetëror i kompensimit të viktimave të veprave penale dhe se qëllim parësor i këtij raporti është të ofrojë analizë themelore të programit dhe në mënyrë preventive t'i adresojë problemet që mund të ekzistojnë në ligj, procedurat e kompensimit dhe komisionit.

Në vazhdim, zonja Mustafa theksoi se qëllim parësor i këtij Raporti është të analizojë, se procedurat e kompensimit a mund t'iu shkaktojnë vështirësi viktimave të dhunës në familje dhe tregtisë me njerëz, dhe se ky Raport paraqet shqyrtimin e kornizave kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me kompensimin dhe analizën e ligjit aktual për kompensimin e viktimave në Kosovë, si dhe procedurat dhe kushtet e tyre. Zonja Mustafa theksoi se numri i rasteve të paraqitura në polici, në lidhje me veprat penale të dhunës në familje dhe tregtisë me njerëz, është mjaftë i ulët dhe sa gjatë vitit 2017, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë paraqitur vetëm 1.092 raste.

Në fund të kësaj paraqitjeje, anëtarët e Komisionit, zonjës Ariana Qosaj- Mustafa, i parashtruan shumë pyetje për të cilat morën përgjigje.