Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion¦.

18.03.2015

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare e komisionit, ka shqyrtuar kërkesën e Kryesisë së Kuvendit, lidhur me atë se, kush ka të drejtë të kryesojë Komisionin Hetimor Parlamentar, në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Lidhur me këtë, komisioni konstatoi se Grupi Parlamentar i LDK-së si iniciues i çështjes, nuk mund të kryesojë këtë Komision.