Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

18.03.2015

Komisioni për Buxhet dhe Financa, sot, në një mbledhje të drejtuar nga Lumir Abdixhiku, kryetar, ka shqyrtuar tri projektligje.

Kështu, komisioni i ka dhënë mbështetje dhe proceduar tutje në Kuvend Projektligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, me disa ndryshime.

Po ashtu, komisioni ka përkrahur Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-034, me amendamente të komisionit funksional, me konstatimin se ato nuk përmbajnë kosto financiare shtesë.