Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

18.03.2015

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare, shqyrtoi dhe përkrahu vendimin e Qeverisë nr.01/25 datë 22.01. 2018 për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi dhe përkrahu po ashtu edhe raportet me rekomandime të Projektligjit nr.06/L-037 për Metrologji, si dhe të Projektligjit nr.06/L-041 për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit.