Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

18.03.2015

Sot në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Berisha-Shala, kryetare e Komisionit, ka raportuar ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Valdrin Lluka.

Raporti i ministrit Lekaj kishte të bënte me gjendjen në ndërmarrjen e Post- Telekomit dhe të Trepçës.

Lidhur me gjendjen në Trepçë, ministri fillimisht vuri në spikamë sfidat me të cilat është duke u përballur ky gjigand ekonomik, ku në radhë të parë nënvizoi statusin e pa definuar të kësaj ndërmarrjeje. Foli më pas edhe për mungesën e Bordit menaxhues, për të cilin tha se është në procedurë e sipër përzgjedhja e tij.

Lidhur me këtë, anëtarët e komisionit kërkuan që Bordi menaxhues i kësaj ndërmarrjeje të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur, ndërkaq, nga ministri kërkuan po ashtu që ai të mos politizohet.

Duke raportuar për Postën si dhe Telekomin e Kosovës, ministri vuri në dukje performancën negative të këtyre ndërmarrjeve si dhe bilancet ekonomike me humbje në rritje të tyre. Ai vlerësoi se performanca negative është si pasojë e shpenzimeve të pakontrolluara si dhe numri i stërngarkuar i të punësuarave në këto ndërmarrje.