Kuvendi i Republikës së Kosovës

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, priti në takim tre ish-ambasadorë amerikanë

18.03.2015

Sekretari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi, priti në takim tre ish-ambasadorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Laurie Fulton (Danimarkë), Colleen Bell (Hungari) dhe Sam Heins (Norvegji).

Ky delegacion përfaqëson Asociacionin e ish-Ambasadorëve që është themeluar nga NDI në vitin 2015, për të mbështetur përpjekjet për zgjerimin dhe forcimin e demokracisë në nivel global, të cilët njëherësh po ndjekin punimet e Javës së Gruas në Kuvend

Gjatë këtij takimi, ambasadorët u informuan më hollësisht me përgjegjësitë, obligimet dhe të arriturat që ka shënuar Kuvendi i Kosovës drejt konsolidimit të demokracisë dhe anëtarësimit në BE, në fushën e transparencës, partneritetit dhe llogaridhënies.