Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...

18.03.2015

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ka shqyrtuar sot Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës.

Komisioni i rekomandoi Kuvendit miratimin në parim të këtij projektligji.

Në këtë mbledhje, të cilën e kryesoi Nait Hasani, kryetar, u shqyrtuan edhe propozimet për hartimin e draftligjit për transmetuesin publik të Kosovës.