Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhja e Komisioni ad-hoc të Kuvendit të Kosovës për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës

18.03.2015
Komisioni at-hoc i Kuvendit të Kosovës për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, i kryesuar nga Hydajet Hyseni, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme shqyrtoi listën e aplikantëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës. Komisioni do të vazhdojë punën rreth selektimit të kandidatëve, të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për t™ u intervistuar.