Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhja e Komisionit për Buxhet

18.03.2015

Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lumir Abdixhiku, kryetar, ka shqyrtuar dhe miratuar tri raporte: Raportin vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2018, Raportin vjetor financiar të Agjencisë për Ndihme Juridike Falas për vitin 2018, si dhe Raportin vjetor financiar të Autoritetit Rregullativ të Shërbimeve të Ujit për vitin 2018.
Këto raporte, para komisionit i paraqitën drejtuesit e këtyre institucione, të cilët në hollësi njoftuan për aktivitet e kryera gjatë vitit të kaluar, me theks të veçantë në aspektin financiar.
Në këtë takim, komisioni shqyrtoi edhe kërkesën nr.00255/19/shs, dt. 11 mars 2019 të drejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për caktimin e lartësisë së koeficientit, si dhe të pagës së drejtorit dhe zëvendës-drejtorit të kësaj Agjencie.
Komisioni vlerësoi se, vendimin lidhur me këtë çështje, duhet ta marrë Kuvendi në seancë plenare.