Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

18.03.2015

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare, shqyrtoi Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2018.
Gjatë shqyrtimit të këtij raporti, në mbledhje ishte i pranishëm edhe drejtori i Bordit të AKP-së, Bajram Zejnullahu me bashkëpunëtorë, të cilët ofruan një pasqyrë gjithëpërfshirëse të punës së këtij institucioni gjatë vitit të kaluar.
Drejtori i Bordit të AKP-së Zejnullahu, nënvizoi arritjen e kontratave të realizuara nga shitja e aseteve publike, si dhe transferimin e mjeteve në buxhetin e shtetit.
Gjatë raportimit të AKP-së, u fol edhe për sfidat dhe synimet e këtij institucioni, ndërkaq, u vu në pah edhe vlerësimi shumë pozitiv i Auditorit të Përgjithshëm lidhur me performancën e AKP-së.
Në vijim, anëtarët e komisionit kërkuan sqarime lidhur me disa çështje që kishin të bënin me aktivitetet e AKP-së, për të cilat më pas edhe u informuan nga përfaqësuesit e këtij institucioni.
Pas shterimit të debatit lidhur me këtë raport, komisioni e miratoi atë dhe vendosi që ta procedojë tutje sipas Rregullores së Punës së Kuvendit.
Në vijim të kësaj mbledhjeje, komisioni mori vendim edhe për shqyrtim në seancë të rregullt plenare të raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) për vitin 2018, ndonëse nuk pati mbështetjen e komisionit.
Pas kësaj u diskutua edhe për kërkesën e KOSTT-it, përkatësisht punëtorëve të këtij institucioni, e që kishte të bënte me ndikimin në të ardhurat personale, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për pagat. Lidhur me këtë, komisioni u shpreh në favor të kërkesave të KOSTT-it.