Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Zhdukur dhe Peticione

18.03.2015

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Zhdukur dhe Peticione, të cilin e ka udhëhequr Kryetarja e Komisionit, zonja Duda Balje, e ka mbajtur mbledhjen e radhës sot, në të cilën, pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i kërkesës së disa punonjësve të arsimit në komunën e Ranillugut, të cilët nuk janë në listën e pagave.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, kanë marr pjesë dhe përfaqësuesit e komunës së Ranillugut në krye me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, z. Ivanom Mitkovićem, përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë, EURS, KDI, si dhe përfaqësues të punonjësve të arsimit të Komunës së Ranillugut të cilët kanë dorëzuar kërkesën për shqyrtim.

Në këtë mbledhje, duke diskutuar për temën për të cilën përfaqësuesit e punonjësve të arsimit të Komunës së Ranillugut ,që kanë dorëzuar kërkesën për shqyrtim, kanë cekur që 23 persona iu janë drejtuar organeve kompetente të arsimit, inspektoratit të punës, si dhe gjykatave të cilave iu kanë dorëzuar ankesat lidhur me mos përfshirjen në listën e pagave për vendet ku ata punojnë. Gjatë diskutimeve të përfaqësuesve të tyre është thënë, në mes tjerash, që përveç Vendimit të Gjykatave në dobi të tyre, komuna e Ranillugut, gjegjësisht Drejtoria e Arsimit, ende nuk i ka vendosur të njëjtit në listën e pagave, dhe kjo për të njëjtit paraqet shkelje elementare e të drejtave të njeriut dhe të drejtave për punë.

Në vazhdim të takimit, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, z. Mitković, theksoj se me fillim të çdo vitit shkollor hapet konkursi për pranimin e punonjësve të ri të arsimit, dhe që konkretisht këta nuk janë në listën e pagave sepse nuk kanë orë të mjaftueshme për normën.

Përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë kanë cekur që nuk janë të njoftuar me këtë problem, dhe se duhet për këta punonjës të arsimit në Komunën e Ranillug, të cilët nuk janë në listë të pagave, të dorëzojnë ankesë Zyrës Regjionale të Avokatit të Popullit e cila gjendet në Gjilan, e cila pastaj do ta shqyrtonte këtë problem dhe do të nxjerrtë konkluzione të vlefshme për këtë temë.

Në fund të mbledhjes, anëtarët e Komisionit kanë marr Vendim, që në kuadër të kompetencave të veta së shpejti të vizitojnë Komunën e Ranillugut, gjegjësisht Drejtorinë e Arsimit të kësaj Komune, dhe të formohet në grup i veçantë punues i cili do të shqyrtoj këtë temë dhe të nxjerr konkluzione të veçanta.