Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Vizitë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
Qëllimi i vizitës do të jetë njoftimi për së afërmi me kushtet e ruajtjes dhe distribuimit të vaksinave, si dhe sensibilizimi për një vaksinim më masiv.
Seanca plenare
Rendi i ditës
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2022 – 2026,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-114 për zyrtarët publik,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-118,
8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
9. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave nga radhët e komunitetit shqiptar.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Raportit i Komisionit funksional për Projektligjin nr. 08/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-114 për zyrtarët publik;
3. Të ndryshme.