Lajmet e fundit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

E Hënë, 30.09.2013




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka vendosur që seanca e papërfunduar e javës së shkuar të vazhdohet të mërkurën, më 2 tetor 2013.
Në këtë vazhdim seance duhet të ratifikohen nenet e Marrëveshjes Themeluese të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës në BZHKE ( për kalimin e së cilës nevojiten vota mbështetëse e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës).
Do të votohen edhe tri projektligje, për të cilat ka përfunduar shqyrtimi në Kuvend: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-222 për administratë tatimore dhe procedurat, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-102, Projektligji për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës ose të panelit për lirim me kusht, si dhe miratimi përfundimtar i Projektligjit për inspektoratin e mjedisit, ujërave, planifikimit hapësinor dhe ndërtimit.
Në përfundim të seancës pritet të votohet Raporti i Komisionit për Drejta e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për barazi Gjinore,
Në takimin e sotëm të Kryesisë është ngritur shqetësimi për mungesën e shpeshtë të kuorumit në mbledhjet plenare , madje edhe kur shqyrtohen dhe votohen çështje me rëndësi të përgjithshme për vendin. Kryetari i Kuvendit, Krasniqi, ka kërkuar që deputetët e Kuvendit të manifestojnë përgjegjësi më të madhe për besimin përfaqësues që u është dhënë.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
 

Komisioni për Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com

Komisioni për Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com