Kuvendi i Republikës së Kosovës

Synimet dhe Treguesit e Zhvillimit në Kosovë

Kosova bashkëpunon me Agjencitë, Fondet dhe Programet e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, të cilat ofrojnë ekspertizë dhe përkrahje teknike për integrimin e SZHQ-ve në planet dhe strategjitë kombëtare, si dhe për vendosjen e synimeve dhe treguesve specifikë për matjen e progresit.

UNKT-ja ka zhvilluar një platformë të hapur dhe të integruar për të dhënat dhe treguesit e lidhur me SZHQ, duke përfshirë ato tregues kritikë të Kombeve të Bashkuara që i kanë lejuar Kosovës të ketë qasje në financimin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).
Falë validimit dhe konsolidimit të Vlerësimit të Kosovës nga MCC-ja, Kosova tash mund të përfitojë nga burime të rëndësishme të MCC-së për zhvillimin ekonomik, efikasitetin e energjisë dhe kundër korrupsionit.