Kuvendi i Republikës së Kosovës

Vende të lira pune

11 Prill 2024

THIRRJE PËR ANGAZHIM TË EKSPERTIT

DOKUMENTI I APLIKIMIT

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti (në tekstin e mëtejmë: Komisioni), në bazë të nenit 30.2 të Rregullores së Kuvendit, ne pajtim me nenin 4 dhe 5 të Udhëzimit për Administrimin e Buxhetit të Komisioneve Parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe me rekomandim të Grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për ndërmarrje publike (në tekstin e mëtejmë: Grupi i punës), me datë 26.3.2024, nxori këtë:

 

THIRRJE PËR ANGAZHIM TË EKSPERTIT

 

Ftohen të gjithë ekspertët nga fusha e ekonomisë, drejtësisë, auditimit, financave publike, mundësisht me përvojë në ndërmarrje publike, që të aplikojnë për angazhimin si ekspert për Grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për ndërmarrje publike.

 

Eksperti/ja i/e angazhuar do të punoj me Grupin e punës në aktivitetet e tij dhe në hartimin e analizave dhe të raportit përfundimtar me rekomandime dhe do të kompensohet në bazë të Udhëzimit për Administrimin e Buxhetit të Komisioneve Parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

Si të aplikoni?

 

Për të shprehur interesimin tuaj, duhet të na dërgoni:

  • CV të detajuar, me theks në angazhimet tuaja në fushën përkatëse të aplikimit
  • Dëshmi për përvojën e punës;
  • Shprehjen e interesit që përshkruan se si angazhimi do të përmbushë kriteret e përzgjedhjes.

Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen përmes e-mailit, në adresën [email protected] si dhe dorëzim fizik në adresën: Kuvendi i Republikës së Kosovës, Rr. Nënë Tereza” 10000 Prishtinë, me titull “Ekspert për Grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit ë Ligjit për ndërmarrjet publike”, jo më vonë se 19 prill 2024 ora 16:00.

Vizito shpalljet e arkivuara.