Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti delegacionin e Odės Zejtare nga Gjermania

E Hėnė, 02.04.2012




Kryetari i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot njė delegacion tė Odės Zejtare tė Koblencit, nga Gjermania, kryesuar nga z.Verher Vittlich, president i pėrgjithshėm i kėsaj ode . Ėshtė biseduar pėr mundėsitė e bashkėpunimit tė ndėrmjet dy vendeve nė lėmin e zejtarisė, me theks tė veēantė pėr mundėsitė e bartjes sė pėrvojave tė avancuara tė zejtarėve gjermanė tek zejtarėt e Kosovės.

Kryeparlamentari Krasniqi ka folur pėr marrėdhėniet shumė tė mira tė Kosovės me Gjermaninė, sidomos pėr raportet e shkėlqyera tė Kuvendit tė Kosovės me Bundestagun gjerman.

Krasniqi ka folur edhe pėr traditat e Kosovės nė lėmin e zejtarisė, sidomos nė qytetet: Prizren, Gjakovė dhe Pejė, por ka theksuar edhe shkatėrrimet qė i janė bėrė kėsaj dege ekonomike para dhe gjatė luftės sė fundit nė Kosovė. " Ėshtė koha qė ta ringjallim zejtarinė", ka theksuar Krasniqi, i cili ka spikatur infrastrukturėn ligjore qė ka miratuar Kuvendi pėr tė krijuar kushte sa mė tė volitshme pėr pėrparimin e zejtarisė.

Presidenti i Odės Zejtare tė Koblencit, nga Gjermania, Verher Vittlich, ka theksuar se qėllimi i kėsaj vizite ėshtė vendosja e marrėdhėnieve sa mė tė mira me zejtarėt e Kosovės. Zejtarėt gjermanė kanė pėrvojė tė gjatė prodhuese dhe mund tė ofrojnė mbėshtetje pėr zejtarinė nė Kosovė, ka pohuar Verher, i cili zejtarinė e ka quajtur veprimtari ekonomike qė mund tė zbusė papunėsinė e theksuar nė vendin tonė. Ai me kėtė rast ka vėnė nė pah sistemin e avancuar tė pėrvetėsimit tė dijeve dhe pėrvojave tė zejeve tė ndryshme, si dhe pėrvojėn e gjatė tė zejtarisė gjermane, qė po vlerėsohen jo vetėm tek vendet nė zhvillim, por edhe tek njė varg vendesh tė zhvilluara tė Evropės.

Nė kėtė takim kanė marrė pjesė edhe pėrfaqėsueset e Grupit tė Grave Deputete: Teuta Sahatqija, Flora Brovina, Alma Lama dhe Ganimete Musliu.

 

Kryeparlamentari Krasniqi priti delegacionin e Odës Zejtare nga Gjermania
news.php