Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti përfaqësuesit e pesë subjekteve të Koalicionit të Pensionistëve të Kosovës

E Hënë, 23.01.2012




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me një delegacion të përfaqësuesve të pesë subjekteve të Koalicionit të Pensionistëve të Kosovës, në përbërje të të cilit ishin: Fahri Buçinca, Sahit Dragaj, Hamdi Tasholli, Naser Avdiu dhe prof.dr.Sabri Kadriu. Me këtë rast, ky delegacion ia dorëzoi kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, Peticionin për Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. Në këtë peticion, të nënshkruar nga 15276 pensionistë, shprehet pakënaqësia e tyre me përmbajtjen e këtij Projektligji,duke kërkuar që ai të mos procedohet si i tillë për shqyrtim në Kuvend.

Në takim u tha se ky peticion do t' i dorëzohet komisionit funksional të Kuvendit, përkatësisht Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe për Persona të Pagjetur. Kërkesë themelore e nënshkruesve të Peticionit është që pensioni mesatar i pensionistëve të jetë në lartësinë e 60 përqindëshit të pagës mesatare në Kosovë, ndërsa derisa të bëhet kjo, ata kërkojnë që të aplikohen subvencione për lehtësimin e pozitës materiale të pensionistëve.

 

 

Kryekuvendari Krasniqi priti përfaqësuesit e pesë subjekteve të Koalicionit të Pensionistëve të Kosovës