Fjalimet e Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės

Fjalimi i kryetarit tė Kuvendit, Kadri Veseli, nė ceremoninė e vėnies sė gurthemelit tė shtatores sė Ukshin Hotit, nė Prizren

I nderuar rektor i Universitetit "Ukshin Hoti" tė Prizrenit,
Tė nderuar profesorė, studentė,
Struktura tė Komunės sė Prizrenit,
Tė nderuar miq,

Ndihem i nderuar qė sot, sė bashku me ju, nė kėtė vend tė dijes, po vendosim gurthemelin e shtatores sė Ukshin Hotit - njėrit prej personaliteteve mė tė shquara tė luftės sonė pėr liri dhe pavarėsi.
Ukshin Hoti ishte dhe mbeti deri nė fund veprimtar i pakompromis i lėvizjes sonė kombėtare pėr lirinė e Kosovės.
Ai ishte ideologu qė frymėzonte kėtė lėvizje me guximin e tij politik dhe mendimin e thellė intelektual.
Ai ishte nė kuptimin e plotė tė fjalės filozofi i ēėshtjes sonė kombėtare.
Nė fillim tė vite 80 tė shekullit tė kaluar, kur terrori i regjimit jugosllav po pėrgjakte rininė e Kosovės, kur shumė kush zgjodhi heshtjen, mbylljen e syve apo tė veshėve, Ukshin Hoti ngriti zėrin e protestės e kundėrshtimit.
Ukshin Hoti ngriti zėrin e protestės, ngase besonte fuqishėm se dija dhe intelektuali kanė kuptim vetėm duke qenė nė shėrbim tė lirisė, dinjitetit njerėzor e kombėtar.
Dhe Ukshin Hoti i qėndroj deri nė fund kėtij besimi.
U pėrpoqėn ta joshin me poste, por nuk e bėn dot ideolog tė sistemit.
E burgosėn, por nuk ia thyen dot pėrcaktimin intelektual e kombėtar.
Nė fakt burgosja e tij ju kthye bumerang regjimit jugosllav:
- Nė vitin 1983, Amnesty International e shpalli Ukshin Hotin tė burgosur tė ndėrgjegjes.
- Emri i tij u bashkua listės sė gjatė tė disidentėve qė po luftonin pėr liritė njerėzore gjithandej botės komuniste.
- Nė kėtė mėnyrė, zėri i Kosovės sė shtypur po fillonte tė dėgjohej nė qendrat vendimmarrėse tė botės perėndimore.
Ukshin Hoti nuk hoqi dorė kurrė nga parimet e tij, sepse gjithė jetėn e tij kishte vetėm njė interes: interesin kombėtar, lirinė e popullit tė tij.
Nė vitet '90-ta, kur lėvizja jonė kombėtare po pėrgatitej tė shndėrrohej nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, regjimi pėrsėri e burgosi Ukshin Hotin.
E izoluan, sepse e dinin shumė mirė se filozofi i ēėshtjes shqiptare do tė bėhej filozofi i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Por pėrsėri dėshtuan.
Dėshtuan, sepse tanimė Ukshin Hoti ishte kthyer nė ikonė tė lėvizjes sonė kombėtare.
Thėnia e tij legjendare se "pėr atdheun mund tė luftohet vetėm nė emėr tė njerėzores dhe kurrsesi ndryshe", qėndron nė themele tė vetė platformės tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Ishte pikėrisht ky parim qė bėri botėn demokratike tė mbėshteste kauzėn tonė pėr ēlirim nė vitin 1999.
Sot Kosova ėshtė e lirė, shtet i pavarur dhe sovran, por plagėt e luftės ende nuk na janė shėruar.
Janė mė mijėra qytetarė tė pagjetur Kosovės, pėr fatin e tė cilėve ende shteti serb nuk jep pėrgjigje se ku janė.
Nė mesin e tyre ėshtė edhe profesor Ukshin Hoti.
Dhe pėr tė qenė cinizmi edhe mė i madh, ky shtet pretendon tė bėhet pjesė e Bashkimit Evropian.
Si mund tė bėhet pjesė e Evropės dikush qė mbanė nė territorin e tij varreza sekrete tė viktimave tė pafajshme?
Si mund tė jetė pjesė e Evropės dikush qė mban sekret fatin e intelektualėve tė kalibrit evropian, sikurse ėshtė Ukshin Hoti?
Ėshtė koha t'i jepet fund kėtij cinizmi.
Kosova ka tė drejtė tė dijė pėr fatin e qytetarėve tė saj, ta ketė drejtėsinė pėr ta, sepse vetėm drejtėsia shėron plagėt e sė shkuarės, mundėson paqen dhe tė ardhmen.

 

 

 

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com