Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga vizita e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel

27.03.2024

Një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i përbërë nga Rrezarta Krasniqi, kryetare e  Komisionit për Integrim Evropian, si dhe Shqipe Isufi, anëtare e këtij komisionit, kanë vizituar dje Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel. 

Ato u pritën nga ambasadori, Astrit Zemaj dhe  stafi i tij, ndërkaq u diskutua për proceset integruese evropiane të Kosovës,  posaçërisht për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. 

Deputetja Rrezarta Krasniqi dhe deputetja Shqipe Isufi, e kanë falënderuar Ambasadorin Zemaj, për pritjen dhe punën e tij, si dhe vlerësuan rolin e përfaqësimit si Ambasador i Kosovës, përgjegjës për marrëdhëniet me NATO-në në Bruksel, organizatë kjo e cila është shumë e rëndësishme për Kosovën. 

Ambasadori Zemaj i njoftoi deputetet me punën dhe angazhimet e tij të përditshme, ndërkaq, vlerësoi se marrëdhëniet me aleancën ushtarake të NATO-s janë shumë të mira.