Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

02.05.2024

Sot, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kryesuar nga Ferat Shala, kryetar, mbajti mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje u diskutua për Projektligjin nr.08/L-295 për kripto-asetet. Deputetja Mimoza Kusari, e cila e ka filluar këtë nismë, tha se qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i kornizave të mirëfillta të veprimtarisë, nxitja e inovacionit dhe investimit, në mënyrë që, siç tha ajo, të krijohen parametrat e sigurisë për parandalimin e shpërlarjes së parasë si dhe aktivitete të tjera të jashtëligjshme. 

Më pas, pas diskutimeve në lidhje me temën anëtarët e komusionit mbështetën dhe miratuan këtë pikë, për të vazhduar tutje për votim në lexim të pare në seancë plenare.