Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

31.01.2020

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Glauk Konjufca, kryetar, në të cilën ishin të pranishëm edhe kryetarët e grupeve parlamentare, shqyrtoi kërkesën e kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

 

Kryesia konstatoi se kërkesa i plotëson kushtet formale-juridike, prandaj vendosi që seanca të mbahet më 3 shkurt 2020, në orën 11:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.