Assembly of the Republic of Kosovo

Employment decisions

08:00 26 Maj 2020

KONKURS - Për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

KONKURS

Për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 4.8 të Ligjit nr.02/L-88 për Trashëgimi Kulturore, dhe me qëllim të përmbushjes se obligimeve ligjore për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), shpall konkurs për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve.

Përbërja e KKTK-së

KKTK përbëhet nga shtatë (7) anëtarë, të cilët zgjedhën për një mandat tre (3) vjeçar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke respektuar përbërjen etnike në Kosovë.

Funksionet e KKTK-së:

·     Vlerëson dhe shpall trashëgiminë kulturore në mbrojtje të përhershme;

·     Vlerëson të gjitha projektet e trashëgimisë kulturore të parashtruara nga institucionet e fushave përkatëse;

·     Identifikon masat e domosdoshme tё mbështetjes financiare pёr trashëgimi kulturore;

·     Vlerëson të gjitha asetet më rastin e shpronësimit dhe shitblerjeve. 

Kandidati/ja për t'u zgjedhur anëtar i KKTK-së duhet t'i plotësojë këto kushte:

·     Të jetë shtetas dhe banor i përhershëm i Republikës së Kosovës;

·     Të ketë etikë të lartë profesionale;

·     Të ketë së paku diplomë universitare katër (4) vjeçare në fushën e trashëgimisë kulturore, fushës së arteve, arkeologjisë, arkitekturës, historisë, etnologjisë dhe antropologjisë kulturore;

·     Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune profesionale, kandidatët me përvojë pune në fushën e trashëgimisë kulturore kanë përparësi;

·     Të jetë njohës i legjislacionit në fuqi për trashëgimi kulturore, si dhe konventave ndërkombëtare;

·     Të mos jetë i dënuar për vepër penale, të dënueshme mbi gjashtë (6) muaj,

·     Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi për kandidatët.

Mandati i anëtarëve të Këshillit

·     Anëtarët e KKTK-së zgjedhën për mandat tre (3) vjeçar.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

·     Aplikacionin;

·     Autobiografia (Curriculum Vitae);

·     Letër motivuese;

·     Dy referenca,

·     Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;

·     Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;

·     Dëshmia për përvojën e punës;

·     Dëshmia se nuk është nen hetime ose i dënuar për ndonjë vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  09.06.2020,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

Me e-mail: personeli.krk@assembly-kosova.org

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe  (0) 44 567 - 041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

08:00 26 Maj 2020

KONKURS - Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

KONKURS

Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile

Në pajtim me nenin 9 dhe 10 të Ligjit 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

1 (një) anëtar/e, përfaqësues nga shoqëria civile.

I.     Kandidati për anëtar në Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, duhet t'i plotësojë këto kushte:

1.     Të jetë shtetas dhe banor i Republikës së Kosovës;

2.     Të ketë përgatitje të lartë profesionale nga fusha e drejtësisë;

3.     Të ketë njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut;

4.     Të ketë përvojë pune në çështjet ligjore së paku 5 (pesë) vjet;

5.     Të ketë përkrahjen e së paku 5 (pesë) organizatave të shoqërisë civile të fushës së drejtësisë;

6.     Të mos jetë i dënuar për vepër penale.

II.  Shoqëria civile duhet t’i bashkëngjisë listës së kandidatëve të nominuar për anëtar edhe dokumentet, të cilat vërtetojnë se kandidati i plotëson kushtet e paraqitura në këtë shpallje publike.

III.  Kuvendi i Kosovës inkurajon shoqërinë civile, që gjatë dërgimit të propozimeve për anëtar të KPK-së, të marrë parasysh përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe parimet e pranuara të barazisë gjinore.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

·     Autobiografia  (Curriculum vitae);

·     Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);

·     Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;

·     Dëshmia për përvojën e punës;

·     Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  09.06.2020,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

Me e-mail: personeli.krk@assembly-kosova.org

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe  (0) 44 567 - 041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

08:00 26 Maj 2020

KONKURS - Për zgjedhjen e 3 (tre) anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

KONKURS

Për zgjedhjen e 3 (tre)  anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Në pajtim me nenin 10 të  Ligjit nr. 06/L -055 për Këshillin Gjyqësor të Republikës Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit kushtetues dhe ligjor për zgjedhjen e anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Republikës së  Kosovës,

Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitave:

2 (dy) anëtarë/e në Këshillin Gjyqësor, siç përcaktohet me nenin 108, paragrafi 6, nënparagrafi 2 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës (Amendamenti nr. 25 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës), si dhe

1 (një) anëtar/e në Këshillin Gjyqësor, siç përcaktohet me nenin 108, paragrafi 6, nënparagrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kandidati për anëtar në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës, përveç kushteve të përcaktuara me Kushtetutë dhe me Ligjin për Këshillin Gjyqësor, duhet t'i plotësojë edhe këto kushte:

1.     Kandidati që nuk ushtron funksionin e gjyqtarit, duhet të ketë së paku pesë (5 vite) përvojë pune profesionale dhe duhet të ketë njohuri për funksionimin e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës;

2.     Të ketë integritet të lartë moral;

3.     Të mos jetë i dënuar për vepër penale në Kosovë;

4.     Të mos ketë ushtruar ndonjë funksion politik në tri ( 3 ) vitet e fundit; (për kandidatet që nuk ushtrojnë funksionin e gjyqtarit). 

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

·     Autobiografia  (Curriculum vitae);

·     Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (për kandidatët që nuk

            ushtrojnë funksionin e avokatit apo gjyqtarit); 

·     Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;

·     Dëshmia për përvojën e punës;

·     Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  09.06.2020,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

Me e-mail: personeli.krk@assembly-kosova.org

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe  (0) 44 567 - 041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

08:00 26 Maj 2020

K O N K U R S Për zgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen e 2 (dy)  anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media

Përgjegjësitë dhe kompetencat

Bordi për Ankesa shqyrton ankesat e palëve ndaj vendimeve të KPM-së, që drejtpërdrejt i

nënshtrohen vendimit,  sa i përket:

·     Dhënies, refuzimit, mosripërtëritjes ose revokimit të lejes transmetuese;

·     Vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike;

·     Shqiptimit të sanksioneve dhe çështjeve tjera të ngjashme, që mbështeten në aktet nënligjore;

·     Bordi i Ankesave mund të mbështesë, ndryshojë ose shfuqizojë çdo vendim të KPM-së, duke vepruar sipas ankesës për vendimin përkatës.

Kandidatët për anëtarë të Bordit duhet t’i plotësojnë këto kushte:

·     Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe të kenë vendbanim të përhershëm në Kosovë;

·     Të kenë së paku diplomë universiteti në fushën e drejtësisë;

·     Të kenë provimin e dhënë të judikaturës;

·     Të kenë minimum 5 (pesë) vjet përvojë profesionale në fushën e avokaturës, çështjeve gjyqësore, ligjit administrativ, rregullimin e mediave apo politikën rregullative;

·     Të jenë figura eminente, me karakter dhe moral të lartë, paanshmëri e integritet,    përkushtim të dëshmuar të administrimit të duhur të drejtësisë;

·     Të mos kenë pengesa në kuptim të  nenit 39 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media.

Kandidatët të plotësojnë dhe nënshkruajnë vetë-deklaratën, që i përmbushin të gjitha kriteret e pranueshmërisë në nenin 39 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media. Deklarata mund të shkarkohet këtu.

Anëtarët e Bordit për Ankesa emërohen me mandat 3 (tre) vjeçar dhe mund të rizgjedhen vetëm edhe për një mandat tjetër.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

·     Curriculum Vitae (CV - autobiografia);

·     Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);

·     Letra motivuese;

·     Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;

·     Dëshmia për përvojën e punës (duke bashkangjitur edhe raportin nga Trusti pensional);

·     Deklaratën e plotësuar dhe të nënshkruar;

·     Certifikatën që kandidati nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 6 muaj).