Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, priti z. Sadrija Musiq, ish-zëvendëskomandant i TMK-së

18.03.2015
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim z. Sadrija Musiq, ish-zëvendëskomandant i TMK-së. Me këtë rast z. Musiq ia dorëzoi kryekuvendarit një skulpturë me motive kombëtare, dhuratë e Ramë Medi Markeshaj. Bashkë me këtë vepër arti ishte edhe letra e autorit të kësaj skulpture, Markeshaj, në të cilën ndër të tjera thuhet se kjo skulpturë është shprehje gëzimi e krenarie për shpalljen e Kosovës shtet sovran dhe demokratik, e cila tashmë është në radhën e shteteve të botës. Kryetari Krasniqi shprehu falënderimet e tij, duke e lutur z. Musiq, që autorit të kësaj skulpture t™ ia përcjellë falënderimet dhe urimet më të mira për vitin e ri 2011, për të dhe familjen e tij. Në këtë takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë.