Komisioni për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është përgjegjës:
- për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së punës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë;
- për shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë;
- për shqyrtimin e raporteve të Kryeministrit për çështjet në kuadër të kompetencave të tij, që lidhen me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencës, duke i përfshirë veprimet që merren për korrigjimin e çfarëdo problemi në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, të vëna në pah nga ndonjë inspektim, auditim ose hetim;
- për shqyrtimin e raporteve të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë përkitazi me operacionet dhe shpenzimet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë;
- për shqyrtimin e raporteve të inspektorit të përgjithshëm;
- për sigurimin e një mendimi për propozim buxhetin e detajuar për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe
- për kërkim e hetim të informatave përkitazi me punën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në përputhje me nenin 37 të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.