Komisioni për Integrim Evropian, është Komision i Përhershëm. Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, e shqyrton dhe e mbikëqyr procesin e harmonizimit të çdo ligji të miratuar në Kuvend, me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Tel: 038 200 10 632
Mob: 044 296 174
Tel: 038 200 10 640
Mob: 044 705 982
Tel: 038 200 10 617
Mob: 044 421 818
(Nuk ka dokumente)
Sipas nenit 69 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës, Komisioni për Integrim Evropian është një nga katër komisionet kryesore parlamentare, si dhe aktori kryesor në Kuvendin e Kosovës për çështjet e integrimit në Bashkimin Evropian.
Komisioni për Integrim Evropian duke qenë komision kryesor është detyrimisht i përfshirë në procesin legjislativ, ku duhet të shqyrtojë të gjitha projektligjet dhe amendamentet e proceduara në Kuvend nga aspekti i përafrimit dhe harmonizimit të legjislacionit me acquis të BE-së.
Në kuadër të monitorimit të ekzekutivit, Komisioni për Integrim Evropian bënë mbikëqyrjen e aktiviteteve të qeverisë në lidhje me zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, zbatimin e MSA-së, përkatësisht zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, pastaj mbikëqyrjen e adresimit të të gjeturave nga Raporti për Vendin të Komisionit Evropian, mbikëqyrjen e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane, si dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës karshi procesit të integrimit evropian të Kosovës.
Në kuadër të diplomacisë parlamentare, komisioni bashkëpunon dhe koordinohet me institucionet e BE-së dhe me zyrat e tyre në Kosovë, bashkëpunon dhe shkëmben praktikat më të mira me vendet anëtare të BE-së dhe me vendet pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asociimit. Po ashtu, merr pjesë në organizata dhe nisma rajonale dhe ndërkombëtare.