Kuvendi i Republikës së Kosovës

Vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë

11.06.2024

Në kuadër të vizitave të punës së Komisionit, sot Kryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha dhe anëtari i Komisionit Hisen Berisha, kanë realizuar një vizite pune në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, ku janë pritur nga Drejtori Rajonal i policisë në Pejë, Kolonel Shaban Shala me bashkëpunëtorë.

Gjate këtij takimi ata u njoftuar me gjendjen e sigurisë në këtë rajon dhe punën e Policisë së Kosovës në përgjithësi. Pikat kyçe te diskutimit ishin infrastruktura e policisë dhe kushtet e shërbimit, siguria ne trafik, dhuna në familje dhe luftimi i kriminalitet në këtë rajon. 

Në përfundim të takimit Kryetari Berisha theksoi se si Komision gjithherë janë në mbështetje të Policisë së Kosovës.