Kuvendi i Republikës së Kosovës

Vazhdoi shqyrtimi i raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023

17.07.2024

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, kryesuar nga kryetari Armend Muja, vazhdoi sot mbledhjen e ndërprerë gjatë javës së kaluar, me vetëm një pikë të rendit të ditës, shqyrtimi i raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfere Hekuran Murati teksa e prezantoi raportin vjetor financiar tha se vitin që shkoi ka pasur rritje dyshifrore të të hyrave direkte, rritje të të hyrave tatimore, performancë e mirë te tatamit në pronë, rënie të borxhit publik etj.

Pas prezantimit u hap debati me pyetjet e anëtarëve të Komisionit, përgjigje për të cilat dha ministri Murati.

Anëtarët e Komisionit dhanë pikëpamjet e tyre për dhe kundër raportit vjetor financiar, ndërsa u dakordua që për votimin e tij të vendoset në ndonjërën nga mbledhjet e ardhshme.